Pekini është i gatshëm të ofrojë ndihmë për shqyrtimin e realizimit të projektit për ndërtimin e kanalit Danub – Moravë – Vardar - Deti Egje në pajtim e bashkëpunim me Beogradin, Shkupin e Athinën, transmeton Koha.net.
Kështu kanë theksuar zyrtarë të lartë shtetërorë kinezë me të cilët, siç njofton “politika” e Beogradit, është takuar Tomislav Nikoliq, ish- kryetar i Serbisë dhe tash kryetar i Këshillit kombëtar për koordinim e bashkëpunim me Rusinë e Kinën.
Se kinezët janë të interesuar për lidhjen e Danubit me Detin Egje, sipas “politikes”, nuk është risi, pasi që kompania e tyre “China Gezhouba corporation” në vitin 2013 kishte hartuar studimin që ka treguar se ndërtimi i kanalit është i mundshëm dhe se ai shpaguhet.
Edhe politikanët e këtyre tri shteteve janë deklaruar pozitivisht për idenë e vjetër 114 vjet të cilën gjatë mandatit të vet presidencial e rigjallëroi Tоmislav Nikoliq i Serbisë.
Për herë të fundit për këtë kanal kishte folur kryetari i Maqedonisë Gjorge Ivanov.
-
SHBA-ja hyn në sektorin energjetik të Serbisë përmes hidrocentralit “Gjerdap 3”
-
Serbia pret ndihmë nga Kina për Kosovën
-
Vuçiqi falënderon presidentin kinez për mosnjohjen e Kosovës
-
Analistët evropianë: Vuçiqi po tërheq paralele ndërmjet Kosovës dhe Tajvanit
-
Forcimi i lidhjeve të Serbisë me Rusinë e Kinën për ta fuqizuar pozicionin negociues me Kosovën