Presidenti rus Vladimir Putin gëzon besimin më të madh nga qytetarët e Serbisë sa u përket liderëve të huaj. Kështu tregojnë të dhënat e një studimi të fundit të kryer nga e përditshmja e Beogradit, Politika në bashkëpunim me agjencinë e hulumtimeve, Faktor Plus.
Putin ka fituar garën ndaj gjashtë liderëve të tjerë botëror, në një sondazh të bërë në mes të datave 9-13 mars, para zgjedhjeve presidenciale në Rusi që pritet të mbahen më 18 mars.
Siç shkruan Politika, kur qytetarët u pyetën cilit lider botëror i besojnë më shumë, 58 për qind e tyre u përgjigjën në favor të Putinit, transmeton kp.
Sipas sondazhit, Putin ka lënë prapa Kancelaren gjermane, Angela Merkel (42%), Presidentin kinez Xi Jinping (34%), Presidentin amerikan, Donald Trump (22%), Kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May, dhe Presidentin francez, Emmanuel Macron, të cilit kishin të dytë nga 14 për qind të përkrahjes nga sebët, kurse presidenti i Turqisë, Tayip Erdogan mori besimin e vetëm 7 për qind të serbëve.
Mbështetja për Putin në Rusi ka mbetur e lartë që një kohë mjaft të gjatë, pavarësisht se çfarë metdoa të hulumtimit janë përdorur.
-
Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë
-
Vuçiqi thotë se përkrahja për SHBA-në në Serbi është rritur gjatë mandatit të Trumpit
-
Putini i thotë Xi-së se marrëdhëniet Rusi-Kinë kanë arritur një nivel të paparë
-
Putini mbërrin në Kinë për bisedime me Xi-në
-
Rusia ka pritshmëri të lartë për takimin Putin-Xi këtë javë në Pekin