Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është lideri botëror në të cilin kanë më së shumti besim qytetarët e Serbisë, transmeton Koha.net.
Kështu thonë rezultatet e anketës të gazetës së Beogradit "politika" dhe të agjencisë Faktor Plus.
Pas Putinit, i cili ka marrë 57 për qind të votave, janë presidenti i Kinës Xi Jingping më 36 %, kancelarja gjermane Angela Merkel me 30 % dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump me 23 % rë votave.
Në pyetjen se ç’rrugë duhet të ndjekë Serbia, 36 për qind e të pyeturve kanë thënë se duhet bashkëpunuar me Perëndimin e Lindjen, 30 % duhet shkuar drejt BE-së, 21 % me Rusinë ndërsa 10 për qind kanë thënë se duhet mbështetur në forcat e veta.
Artikuj të ngjashëm
-
Serbia i beson më së shumti Putinit
-
Putin: Partneriteti strategjik me Serbinë po zhvillohet me dinamikë
-
Bota ka më shumë besim në Bidenin sesa në Trumpin, thotë sondazhi
-
Kosovarët, populli me mbështetjen më të madhe për lidershipin amerikan
-
Si votuan rusët në rajon, Putini më së paku vota mori në Serbi