Besimi i rusëve në presidentin e tyre, Vladimir Putin, ka rënë, tregon një sondazh i financuar nga shteti rus.
Sondazhi, i realizuar nga kompania e njohur si VTsIOM, tregon se 71.7% e rusëve janë përgjigjur pozitivisht në pyetjen nëse Putin është i besueshëm ose jo.
Anketa u realizua nga data 3 deri më 9 qershor.
Një anketë e ngjashme, e kryer një javë para kësaj periudhe, tregoi se 72.4% e rusëve mendojnë se Putin është i besueshëm.
Në të dyja rastet u anketuan 1,600 rusë në 80 rajone, përmes telefonit.
Rënia e popullaritetit të Putinit është një trend afatgjatë, edhe pse Putin, me shumicë dërrmuese, i ka fituar zgjedhjet për mandatin e katërt si president, vitin e kaluar/REL.
Artikuj të ngjashëm
-
Trumpi i ofron ndihmë Putinit për arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën
-
Si po e anashkalojnë rusët perden digjitale të hekurt të Putinit?
-
Kremlini: Putini s’ka marrë ftesë për pjesëmarrje në bisedimet e G7-s me Zelenskyn
-
“Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit
-
Putini “nuk sheh arsye” për ta takuar Zelenskyn