Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Serbia fton qytetarët e Bosnjës pa dallim për vaksinim në Beograd

Në ditët e fundit, shumë qytetarë nga Bosnjë-Hercegovina janë vaksinuar në Serbi. E në ditët e ardhshme, numri i tyre pritet të rritet edhe më shumë, ka bërë të ditur portali Klix.ba të enjten.

Sipas këtij portali, për qytetarët e Bosnjës, pavarësisht cilit qytet i takojnë, mjafton të kenë pasaportën e Bosnjës dhe të paraqiten për vaksinim në Serbi.

Deri më tash, ata që dëshironin të vaksinoheshin duhet të paraqiteshin përmes Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë, por tash edhe kjo pengesë është hequr. Mjafton pasaporta dhe paraqitja.

Qytetarët e intervistuar nga Klix.ba janë shprehur të ndarë sa i përket asaj nëse duhet të shkojnë për vaksinim në Serbi apo jo.

Ndërkohë, Bosnjë-Hercegovina ka pranuar sot dërgesën e parë nga programi COVAX. Bëhet fjalë për 23.400 doza të Pfizerit.

Edhe Qytetarët e Bosnjës mund të vaksinohen falas në Serbi Botë Qytetarët e Bosnjës mund të vaksinohen falas në Serbi

Bosnja ka marrë ndihmë edhe nga Turqia, 30 mijë doza dhe nga Serbia 10 doza.

Serbia është ndër vendet që ka siguruar më së shumti vaksina në Evropë për kokë banori, falë dërgesave nga Rusia e Kina. Falë kësaj, Serbia ka ftuar edhe serbët e Kosovës për vaksinim në disa qendra.