Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Serbi: 10 persona akuzohen për vjedhjen e 43,000 dekoratave të nderit

Dhjetë persona po përballen me akuza për vjedhjen e më shumë se 43,000 dekoratave të nderit të shtetit nga një ndërtesë qeveritare në Serbi, kanë thënë prokurorët të premten.

Të dyshuarit kanë bashkëpunuar për të kryer “vjedhjen e rëndë të pronës shtetërore” nga zyra e çmimeve, e cila ndodhet në zyrat në pjesën e re të Beogradit, ka thënë deklarata nga zyra e prokurorit publik, ka raportuar Associated Press.

Ndërtesa ka dhjetëra zyra, duke përfshirë zyrat e Ministrisë së Brendshme dhe shpesh gjithashtu shërben si sallë për mbledhje gjatë vizitave të zyrtarëve të shteteve të huaja.

Prokurorët kanë thënë se tetë persona janë arrestuar dhe dy mbesin të lirë. Ata nuk kanë dhënë detaje të mëtutjeshme.