Forcat separatiste pro-ruse në rajonin e Donteskut e kanë mohuar përdorimin e armëve kimike në qytetin port të Mariupolit, raportoi agjencia e lajmeve Interfax të martën.
Komandanti separatist, Eduart Basurin, i tha agjencisë së lajmeve se agjentët kimikë nuk ishin përdorur pavarësisht pretendimeve të Ukrainës për të kundërtën.
Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar, tha më herët se Kievi po kontrollon informacionet e paverifikuara se Rusia mund të ketë përdorur armë kimike gjatë rrethimit të qytetit-port në jug të Ukrainës.
"Ekziston një teori që këto mund të jenë municione me fosfor”, tha Malyar në një intervistë.
Artikuj të ngjashëm