Botë

Senatori republikan i futet garës për president të SHBA-së

Senatori Tim Scott është bërë republikani i radhës që i është bashkuar garës mjaft të ngarkuar për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2024, raporton BBC.

Scott 57-vjeçar, që përfaqësoi Karolinën e Jugut në Senat që nga viti 2013, ka premtuar të ringjallë “kulturën e madhështisë” së Amerikës.

Me afro 22 milionë dollarë, ai i futet garës me më tepër fonde për fushatë sesa çdo rivalë.

Ish-presidenti Donald Trump aktualisht është favorit në mesin e republikanëve për t’u nominuar nga partia.

Scott ka marrë përkrahjen nga dy kolegë senatorë, përfshirë John Thune, që është republikani i dytë më i ranguar në Senat.

Scott më vonë këtë javë do të shkojë në Iowa dhe New Hampshire, dy shtetet e para që do të votojnë në zgjedhjet Republikane.

Ai ka dorëzuar dokumentet në Komisionin Federal të Zgjedhjeve. I është bashkuar listës ku përfshihet ish-ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, ish-guvernatorja e Arkansasit, Asa Hutchinson, sipërmarrësi i teknologjisë Vivek Ramaswamy dhe moderatori i radios Larry Elder.

Po ashtu pritet të garojnë edhe guvernatori i Floridas, Ron DeSantis dhe ish-zëvendëspresidenti Mike Pence.