Isaac Mwaura gjithnjë mendonte se ishte një fëmijë normal që po rritej në Kenia, me të mos e parë kurrë veten në pasqyrë dhe e kuptuar se lëkura e tij “qumësht e bardhë” është ndryshe prej të tjerëve.
Kjo “pafajësi” e tij u zhduk pasi Mwaura mbushi 12 vjeç, kur po ecte rrugës së kthimit nga shkolla bashkë me shokët – në mesin e të cilëve një albino, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Papritmas një i huaj nisi të bënte me shenjë në drejtimin tonë dhe të na thërriste albino”, thotë tani 35-vjeçari Mawura, i cili muajin e shkuar u bë senatori i parë kenias që vuan nga çrregullimi i pigmenteve.
Ky është rasti i fundit i të parave që ai arriti t’i përmbushë, pasi u hodh në politikë më 2013, si i pari kenian me albinizëm që u bë anëtar i Parlamentit. Që të dyja ishin poste të rëndësishme.
Mallkimi i bardhë
Personat me albinizëm vazhdimisht turpërohen, sulmohen dhe madje vriten në Afrikë. Në shumë shtete, pjesët e trupit të tyre besohet se sjellin shëndet dhe prandaj përdoren nga përdoruesit e magjisë së zezë.
Ata të shpeshtën e rasteve braktisen prej prindërve të tyre, apo mbahen më gjatë në shkollë, kjo pasi që konsiderohen si mendërisht të çrregullt... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.