Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Sikur të isha djalë”

Foto: Al Jazeera

Për Mary Asigin, një nxënëse shtatëmbëdhjetë vjeçe në shkollën e mesme, në zonat e përbaltura të Dandoras, në periferi të kryeqytetit të Kenias, Najrobi, është punë e zakonshme të mungojë në mësimet e shkollës fillore disa ditë me radhë, çdo muaj, për shkak se nuk ka tamponë kur është në ciklin menstrual.

 

“Kjo ndikon edhe në mësimet e mia në klasë”, thekson ajo.

Si shumë vajza të tjera në bashkësinë e saj, shkollimi i Maryt tashmë është ndikuar për së keqi prej mjerimit të madh. Kjo është edhe arsyeja pse në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare ende është në shkollë fillore. Shumë fëmijë këtu e ndërpresin mësimin dy-tri herë në vit, sepse familjet e tyre nuk kanë mundësi ta ndjekin mësimin me rregull. Sipas UNICEF-it, më shumë se 1.2 nxënës të shkollës fillore në Keni, që ka një popullsi prej pesëdhjetë milionë banorësh, nuk ndjekin fare shkollimin.

Periudha e ciklit menstrual – kur nuk mund të shkojnë në punë ose në shkollë për shkak të mungesës së parave për të blerë tamponët sanitarë – ua vështirëson edhe më shumë jetën vajzave.

Shumë sosh provojnë të bëjnë zgjidhje të ndryshme, por improvizimi asnjëherë nuk është zgjidhje ideale.

Edhe Nxënësit dhe prindërit e konsiderojnë të panevojshëm Testin e Arritshmërisë Arbëri 4 j. më parë Nxënësit dhe prindërit e konsiderojnë të panevojshëm Testin e Arritshmërisë

“Kur isha pesëmbëdhjetë vjeç, në klasën e gjashtë, përdorja tamponët e përdorur prej shoqeve para se mësimdhënësja të na paralajmëronte se nuk duhej ta bënim assesi për shkak se nuk ishte higjienike”, thekson ajo. Ndarja e tamponëve është jashtëzakonisht e rrezikshme – hulumtimet kanë treguar se rreth dymbëdhjetë për qind të njerëzve që jetojnë në lagje të varfra, në periferi të Najrobit kanë HIV, krahasuar me pesë për qind që është në mesin e popullatës së përgjithshme.

Nuk është vetëm kjo, por vajzat që po shkojnë në shkollë gjatë kohës së ciklit menstrual rrezikohen edhe prej ngacmimeve të djemve, shpjegon Mary. Si shumë vajza të tjera në bashkësinë e saj, Mary përballet me një zgjidhje të zorit – të rrezikojë shëndetin e saj, ose të rrezikojë shkollimin e saj... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)