Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Senatorët amerikanë: Më shumë ndihma Serbisë për ta mundur ndikimin rus

Demokratët në Këshillin për Politikë të Jashtme të Senatit amerikan, sot e kanë ftuar Washingtonin t’i kushtojë vëmendje më të madhe Serbisë, të lejojë më shumë mjete për ndihmë asaj për shkak të mbrojtjes nga ndikimi rus dhe që zyrtarë të lartë amerikanë ta vizitojnë më shpesh Serbinë, transmeton Koha.net.

Në raportin e paraqitur sot kushtuar ndikimit rus në zgjedhjet në vendet tjera, demokratët, siç përcjell gazeta “blic” e Beogradit, e ftojnë administratën e Donald Trumpit që përzierjen e huaj në zgjedhjet trajtojë si krizë kombëtare, të formojë agjencinë që do të koordinonte përgjigjet në përzierje dhe të vendosë një lloj të ri sanksionesh për të dënuar përgjegjësit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në tekstin 200 faqesh të cilin e ka kërkuar senatori Ben Cardin pas fitores së Trumpit, detaisht përshkruhen përpjekjet gati 20 vjeçare ruse që të ndikojnë në zgjedhjet në Europë e që Trumpi pak ka bërë që kjo çështje të zgjidhet .

Në këtë raport, përmendet edhe Serbia.

"Ndikimi me qëllim të keq i Rusisë në Serbi manifestohet përmes lidhjeve kulturore, propagandës, energjisë dhe zhvillimit të marrëdhënieve ushtarake.

Theksohet se në Serbi është shtuar shumë numri i OJQ-ve dhe i medieve me qëndrime proruse.

"SHBA –ja duhet t’i përkrahë përpjekjet e Serbisë që ë planin energjetik të jetë e pavarur dhe të punojë me Bashkimin Europian në projekte energjetike për rajonin”, thotë raporti.

Demokratët mendojnë se vendeve si Serbia duhet ndihmuar më shumës dhe se në Serbi duhet të shkojnë më shpesh zyrtarë nga Washingtoni.

"Angazhimi rus me udhëheqjen e Serbisë është në kontrast të madh me atë amerikan. Vuçiq me Putinin është takuar 12 herë që nga vitit 2012. Kryetari i fundit amerikan që e ka vizituar Beogradin ka qenë Jimmy Carter në vitin 1980," theksohet në këtë raport.