Senatorët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur marrëveshje për ta zgjatur të ashtuquajturin ‘tavani i borxhit shtetëror’, më pak se dy javë para afatit.
‘Tavani i borxhit’ përbën kufirin derisa qeveria mund të marrë hua. Druhej se vendi mund të vihej në pamundësi për të kthyer borxhin kombëtar, në atë që do të shkaktonte pasoja katastrofale financiare.
Por, lideri i shumicës në Senat, Chuck Schumer, ka thënë se Kongresi ka arritur marrëveshje për ta zgjatur këtë afat deri në fillim të dhjetorit.
Me gjithë marrëveshjen, Kongresit do t’i duhet që ta adresojë sërish çështjen, me afrimin e afatit të ri të dhjetorit, për ta shmangur pamundësinë e kthimit të borxhit para periudhës së festave të fundvitit.
Marrëveshja është arritur para afatit të 18 tetorit, ditën kur sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, ka paralajmëruar se ishte afati i fundit për ta parandaluar mospagimin e parë ndonjëherë të borxhit në SHBA.
-
Senati amerikan miraton projektligjin që pritet t’i japë fund mbylljes historike të qeverisë
-
Senati amerikan miraton një projektligj që mund të qojë në rihapjen e qeverisë
-
Mbyllja e Qeverisë amerikane shmanget në momentin e fundit
-
Kongresi amerikan synon ta shmang mbylljen e qeverisë, pas refuzimit të Projektligjit të Trumpit
-
Shmanget mbyllja e qeverisë në SHBA