Senati amerikan ka miratuar një Projektligj për kontrollin e armëve - legjislacioni më i rëndësishëm për armët e zjarrit në gati 30 vjet.
Pesëmbëdhjetë republikanë iu bashkuan demokratëve në dhomën e sipërme të Kongresit për të miratuar masën me 65 vota për dhe 33 kundër, raportoi BBC të premten.
Miratimi pason të shtënat masive muajin e kaluar në një supermarket në Buffalo, New York dhe në një shkollë fillore në Uvalde, Teksas, që lanë të vdekur 31 persona.
Projektligji tani do të duhet të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve para se presidenti Biden ta nënshkruajë atë në ligj. Kjo mund të ndodhë brenda ditëve.
Edhe pse domethënëse, propozimet janë shumë larg asaj që kanë kërkuar shumë demokratë dhe aktivistë.
Reformat përfshijnë kontrolle më të ashpra të sfondit për blerësit më të rinj se 21 vjeç dhe 15 miliardë dollarë në financimin federal për programet e shëndetit mendor dhe përmirësimet e sigurisë së shkollave.
Edhe
Senati amerikan bën një hap përpara për kontrollin e armëve
Ato gjithashtu kërkojnë fonde për të inkurajuar shtetet që të zbatojnë ligjet e "flamurit të kuq" për të hequr armët e zjarrit nga njerëzit që konsiderohen si kërcënim.
Projektligji është gjithashtu i rëndësishëm sepse është hera e parë në dekada që reformat e propozuara kanë marrë këtë nivel mbështetjeje nga demokratët dhe republikanët. Historikisht, përpjekjet për të forcuar ligjet e armëve në SHBA janë bllokuar nga partia republikane.
-
Senati amerikan miraton projektligjin që pritet t’i japë fund mbylljes historike të qeverisë
-
Senati amerikan miraton një projektligj që mund të qojë në rihapjen e qeverisë
-
Senati amerikan do ta shqyrtojë mundësinë e bllokimit të shitjes së armëve për Izraelin
-
Senati i SHBA-së miraton ndihmën prej 95 miliardë dollarëve për Ukrainën e Izraelin