Një sërë sekretesh rreth udhëheqësisë ruse janë vënë në pah nga një gazetare ruse.
Maria Pevchikh publikoi fakte rreth martesave dhe familjeve të dyfishta të kabinetit qeveritar rus, përmes një serie të cicërimave në Twitter, përfshirë presidentin Vladimir Putin, ministrin e Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov dhe ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Rrëfimin, Pevchikh e nisi me Polina Kovalevan, një 26-vjeçare, që është vajza jobiologjike e Lavrovit apo vajza e gruas së tij të dytë.
“Polina është një vajzë magjepëse, ruse, nga Londra. Ajo jeton në një apartament të madh në Kensington...Miqtë e Putinit kryesisht kanë nga dy familje në të njëjtën kohë. Vetë Putini, derisa ishte i martuar me Ludmila Putina (1983-2014), kishte edhe një familje me Alina Kabaevan. Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, kishte dy gra, me dy ‘palë’ fëmijësh njëkohësisht. As Lavrov nuk është ndryshe”, shkruan gazetarja Pevchikh tutje.
I would like you to meet Polina Kovaleva. Polina is a 26-year-old glamorous Russian girl from London??. She lives in a huge apartment in Kensington and loves to party, her instagram feed looks like a non-stop holiday. That’s not unheard of, but there is one small detail…(THREAD) pic.twitter.com/6OsVGjPxQQ
— Maria Pevchikh (@pevchikh) March 10, 2022
Ajo theksoi se ministri Lavrov, për 50 vjet, ka pasur dy gra: Maria Lavrovan dhe Svetlana Polyakovan. Kjo e fundit, kurrë nuk është bërë publike, por që në lidhje me zyrtarin rus është që nga viti 2000.
Ndonëse nuk gëzon post e as pagë, Svetlana Polyakova, jeton në kushte luksoze. Posedon banesë të madhe e vetura të tipave të rinj.
Edhe
Jeta e vetmuar dhe sekrete e djemve që besohet se janë të Putinit
Polyakova thuhet se e shoqëron ministrin rus në çdo udhëtim zyrtar jashtë vendit. Ajo madje ka përdorur edhe avionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme mbi 60 herë.
Lavrov has had the ‘official’ wife for the past 50 years. No one has heard of her or seen them together in public in ages, though. As opposed to this lady, Svetlana Polyakova. She is the actual wife, they have been together since the early 2000s. pic.twitter.com/d4RzC9CUul
— Maria Pevchikh (@pevchikh) March 10, 2022
Polina, vajza jobiologjike e Lavrovit, ka një baba biologjik jo shumë të pasur. Ai, sipas gazetares ruse, nuk është biznesmen, por që 26-vjeçarja, ka në posedim apartament luksoz në Londër, që dikur ishte blerë për rreth 4 milionë funte.
Unlike Lavrov's official wife, that woman is loaded. She bought an apartment in Moscow worth $6-8m. In the picture below you can see Svetlana’s car collection. Not bad for an unemployed lady. pic.twitter.com/b26Sef4RwC
— Maria Pevchikh (@pevchikh) March 10, 2022
Përshtati: Ermir Bujupaj