Alina Kabeva, e dashura e përfolur e presidentit rus Vladimir Putin, është bërë me dy shtëpi të reja luksoze në vendin anëtar të NATO-s, Turqinë, sipas një burimi të opozitës ruse, shkruan Daily Mail.
Medalistja e artë olimpike, 39 vjeç, tani ka një shtëpi verore në Turqinë jugore dhe një në Stamboll.
Blerja e pronave u rregullua në Turqi nëpërmjet një ndërmjetësi dhe ndihmësi të ngushtë të presidentit Recep Tayyip Erdogan, pretendoi biznesmeni izraelit me origjinë ruse Leonid Nevzlin, 62 vjeç, ish-bashkëpronar i gjigantit të naftës Yukos dhe një prej armiqve të Putinit.
Kabaeva besohet gjerësisht se është e dashura dhe nëna e katër fëmijëve të Putinit, të cilët ai kurrë nuk i ka njohur zyrtarisht.
“Një ndërmjetës 'përmes një ndihmësi të ngushtë të Erdoganit’ organizoi blerjen e një shtëpie verore për Alina Kabaevan në Turqinë jugore dhe një shtëpi në Stamboll”, ka thënë Nevzlin.
Ai pretendoi se lideri turk kishte çuar rojet e tij presidenciale në shtëpitë e shtrenjta. Megjithatë, nuk u dhanë detaje specifike në lidhje me pronat e supozuara.
Edhe
Jeta e vetmuar dhe sekrete e djemve që besohet se janë të Putinit
Gjatë luftës aktuale në Ukrainë, Kabaeva është sanksionuar nga Britania, BE-ja dhe Kanadaja për lidhjet e saj të supozuara të ngushta personale me Putinin.
Nevzlin nuk dha asnjë provë specifike për pretendimin e tij mbi dy shtëpitë e supozuara. Megjithatë, Nevzlin kishte thënë në prill se ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ishte “jashtë loje”. Dukshmëria e Shoigut teksa po zhvillohet lufta në Ukrainë është tejet e ulët.
-
BE-ja përfshin në listën e re të sanksioneve të dashurën e Putinit, Alina Kabaeva
-
Jeta luksoze e së dashurës sekrete të Putinit teksa Ukraina kalon ferrin
-
“Sekretet” e udhëheqësve rusë: Jetë oligarkësh e familje të dyfishta
-
Samiti i NATO-s në Turqi, cila pritet të jetë dhurata e Trumpit për Erdoganin?