Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Së paku 7 të vrarë e 17 të plagosur në një burg në Guatemalë

Të paktën shtatë persona u vranë dhe 17 u plagosën pasi të shtënave në një burg në Guatemalë.

Ndërsa autoritetet kanë rifituar kontrollin në burg. Zyrtarët thanë se të shtënat ndodhën pas një grindje ndërmjet të burgosurve.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha se zyrtarët ende po mbledhin informacion rreth incidentit, transmeton KTV.

Sipas të dhënave zyrtare, burgu Pavon, rreth 16 kilometra nga kryeqyteti i Guatemalës, ka më shumë se 4,100 të burgosur. Në vitin 2016, një trazirë në të njëjtin burg la 14 të vdekur.