Dhjetëra persona janë vrarë dhe lënduar, pas shpërthimit të dy makinave-bomba jashtë një xhamie në qytetin Bengazi në Libi.
Zyrtarët e spitalit lokal kanë thënë, se të paktën 33 persona janë vrarë dhe 50 të tjerë janë lënduar, në shpërthimin e 23 janarit, transmeton REL.
Dëshmitarët kanë thënë se bomba e parë ka eksploduar derisa besimtarët kanë qenë duke u larguar nga xhamia. Bomba e dytë ka shpërthyer 30 minuta më vonë, pasi shpëtimtarët dhe civilët janë ofruar për t’iu ndihmuar të lënduarve.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Libia është përballur me trazira që nga koha e diktatorit, Muammar Qaddafi, i cili ishte rrëzuar nga pushteti dhe është vrarë më pas më 2011.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulm vetëvrasës në një xhami në Pakistan, dhjetëra të vrarë
-
Tetë të vdekur e 18 të lënduar nga shpërthimi në një xhami në Siri
-
15 të vrarë nga shpërthimi i një bombe në Siri
-
25 të vdekur nga shpërthimi i radiolidhjeve, ushtria libaneze shpërthen pajisje të dyshimta
-
Mbi 40 të vdekur pas shpërthimit të një cisterne karburanti në Liberi