Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 40 të vdekur pas shpërthimit të një cisterne karburanti në Liberi

Më shumë se 40 njerëz kanë vdekur pasi një cisternë karburanti u rrëzua dhe shpërtheu në Liberinë qendrore të enjten, ka thënë shefi i mjekësisë së vendit, Francis Kateh, shkruan BBC.

Cisterna u përmbys përgjatë një rruge në qytetin Totota, rreth 130 km nga kryeqyteti, Monrovia.

Cisterna shpërtheu në flakë menjëherë pasi njerëzit nxituan që të merrnin karburant falas, sipas dëshmitarëve okularë.

“Një grua shtatzënë ishte mes të vdekurve dhe disa prej trupave u dogjën në hi”, ka thënë Kateh.

Më shumë se 83 janë lënduar.