Të paktën 27 persona kanë vdekur pasi një autobus është përplasur me një kamion në kryeqytetin e Kongos, Kinshasa.
Sylvain Yuma nga ministria e Shëndetësisë ka thënë se aksidenti ka ndodhur gjatë mesnatës dhe si shkak është përmendur shpejtësia e madhe.
Sipas tij aksidenti ka ndodhur rreth 200 kilometra në juglindje të kryeqytetit të Kongos.
Yuma ka thënë se të paktën 17 persona të plagosur, dhe se gjashtë prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Ky është aksidenti i dytë që ka rezultuar me dhjetëra viktima në pak muaj në këtë shtet.
Në muajin tetor si shkak i përplasjes së dy kamionëve kanë vdekur të paktën 53 persona.
Artikuj të ngjashëm
-
53 të vdekur në një aksident me autobus në Kamerun
-
63 të vdekur nga një aksident zinxhiror trafiku në Ugandë
-
37 të vdekur në një aksident trafiku në Brazil
-
Të paktën 129 të burgosur të vrarë në Kongo gjatë përpjekjes për arratisje
-
3 të vdekur e 300 të lënduar pasojë e shpërthimit të kamionit që po transportonte gaz në Keni