Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

53 të vdekur në një aksident me autobus në Kamerun

53 persona kanë vdekur dhe janë lënduar seriozisht 29 tjerë pas një aksidenti mes një autobusi dhe kamioni në perëndim të Kamerunit, raporton CNN. ç

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të mërkurën, ndërsa autobusi kishte goditur kapionin që përmbante lëndë djegëse.

Ministri i Transportit të Kamerunit, Jean Ernest Massena Ngalle Bibehe, ka thënë se ky aksident shpërfaq vështirësitë e udhëtimeve gjatë natës, e të cilat preferohen nga disa kompani të transportit ndërurban.

Autobusi i takonte kompanisë Menoua ka thënë ai. Të lënduarit, përfshirë fëmijët janë dërguar në Spitalin në Dschang.