01:04 - Së paku 17 persona raportohet se janë vrarë nga një sulm me armë zjarri në një shkollë të mesme në Parkland, Florida, ka konfirmuar policia.
BBC shkruan se i dyshuari është Nikolas Cruz, 19 vjeçar, ish-nxënës i kësaj shkolle i cili ishte i përjashtuar, transmeton Koha.net.

Raportohet se ai e kishte ndezur alarmin e zjarrit për të shkaktuar kaos në shkollë para se të fillonte të shtënat, kanë thënë për CBS News zyrtarët e zbatimit të ligjit.
I dyshuari është kapur dhe tani është në paraburgim.
22:14 - Senatori i Floridas, Bill Nelson ka thënë se nga ky incident “ka disa fatalitete”.
Edhe
Sulmuesi që vrau 17 veta në një shkollë në Florida pritet të dënohet me burgim të përjetshëm
CNN raporton se sulmuesi tashmë është arrestuar.
Të shtëna në një shkollë në Florida, raportohet për viktima
Mediat amerikane raportojnë për viktima në një incident të armatosur në një shkollë të mesme, në Portland, Florida.
Situata po vazhdon dhe policia është në përpjekje për të neutralizuar agresorin, raporton KTV.
Policia u ka bërë thirrje nxënësve dhe mësuesve në Marjory Stoneman Douglas High School që të barrikadohen derisa t’i gjejë policia.
Edhe presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar për incidentin duke u lutur për viktimat.
Edhe
Sulmuesi pranon fajin për masakrën e 2018-s në Parkland
“Asnjë fëmijë, mësues apo kushdo tjetër nuk bën të ndihet i pasigurt në një shkollë amerikane”, ka shkruar ai në Twitter.