Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Së paku 13 të vdekur nga shembja e çatisë së një kishe në Afrikë

Së paku 13 të vdekur nga shembja e çatisë së një Kishe në Republikën e Afrikës Jugore Së paku trembëdhjetë persona kanë humbur jetët dhe 16 të tjerë janë lënduar si pasojë e shembjes së çatisë në një Kishë të Republikën e Afrikës së Jugut, gjatë meshës së Pashkëve, kanë raportuar të premten agjencitë botërore.

Gjashtë nga të lënduarit ndodhen në gjendje të rëndë. Kisha e komunitetit Pfingst u shemb në qytetin Dlangub, në krahinën bregdetare KwaZulu-Natal, gjatë orëve të vona të së enjtes, ka raportuar “Al-Jazeera”, transmeton Koha Ditore.

“Kisha ishte e mbushur me besimtarë, kur fatkeqësia ndodhi”, thuhet në njoftimin e policisë afrikanojugore. Policia ka njoftuar po ashtu se shembja u shkaktua nga rrënimi i njërit prej mureve të Kishës.

Ndërkaq autoritetet kanë bërë të ditur se ende nuk dihet shkaktari i saktë të këtij incidenti, teksa rrjeti informative i vendit “eNCA” raportoi se dyshohet që shembja ndodhi si pasojë e shirave të furishëm të ditëve më parë.