Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Së paku 12 të vdekur e 35 të lënduar në aksident trafiku në Indi

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në Indi.

Siç njoftojnë autoritetet indiane, aksidenti është shkaktuar kur një autobus ka rënë në shtratin e një lumi për shkak të shpejtësisë së madhe dhe si pasoj kanë mbetur të vdekur së paku 12 persona dhe 35 të tjerë janë lënduar, transmeton KosovaPress.

Zyrtari i qeverisë indiane, Rajah Roshan tha se shoferi kishte humbur kontrollin ndaj automjetit dhe ka rënë pranë Sitamarijit.