Partia Socialdemokrate në Gjermani dhe politikani i saj më i rëndësishëm, Olaf Scholz, vazhdojnë të humbasin popullaritetin. Kështu tregon sondazhi i fundit nga “Deutschaldtrend” që rendit socialdemokratët në vendin e tretë, pas Alternativës për Gjermaninë (AfD) dhe pas partisë së parë, ajo demokristiane CDU dhe CSU.
Socialdemokratët gjermanë nuk do të festojnë kur do të mblidhen në kongresin e partisë së tyre në Berlin nga 8 deri më 10 dhjetor. Në këtë kongres do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.
Sipas sondazhit, i cili kryhet rregullisht për shërbimin publik gjerman ARD, partia SPD e kancelarit Olaf Scholz aktualisht mund të llogarisë vetëm në 14 për qind të votave. Është dy për qind më pak se në nëntor dhe është përqindja më e ulët që nga qershori 2021.
Partnerët në qeveri, të Gjelbrit, kanë aktualisht 15 për qind (+1), ndërsa liberalët (FDP) nuk do ta kalonin pragun dhe nuk do të hynin as në Bundestag me katër për qind (+/-0). Partitë Demokristiane, CDU dhe CSU, do të merrnin 32 për qind (+2), që është përqindja më e lartë që nga marsi 2021, e ndjekur nga Alternativa për Gjermaninë (AfD) me 21 për qind (-1). E majta nuk do të përfaqësohej në Bundestag sepse do të merrte vetëm tre për qind (-2).
-
Konservatorët e Merzit bien në sondazhe pas të djathtës ekstreme AfD
-
Merzi paralajmëron ndryshime në kabinetin e tij
-
Kaos në Gjermani, protestuesit anti-AfD përplasen me policinë
-
Mijëra njerëz protestojnë në Gjermani kundër AfD-së së ekstremit të djathtë
-
Mosbesimi ndaj qeverisë së Gjermanisë dhe reformave të saj