Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka kërkuar nga ish-kancelari Gerhard Schroeder që të japë dorëheqje nga postet në kompanitë që janë në pronësi të Rusisë.
Schroeder, 77-vjeçar, është cilësuar si mik i moçëm i presidentit rus, Vladimir Putin. Kjo lidhje e vjetër ka nxitur kritika në Gjermani, sidomos pas pushtimit rus të Ukrainës.
Schroeder është drejtor i bordit mbikëqyrës i “Rosneft”, kompani energjetike, pronë e Rusisë. Ai gjithashtu kishte pozita në projektet e rrjeteve të gazit Nord Stream 1 dhe 2.
Tubat pritej të furnizonin Gjermaninë direkt me gaz nga Rusia, duke anashkaluar Ukrainën. Schroeder gjithashtu është kritikuar për pozitën e tij në Gazprom, korporatë, pronë e Rusisë.
Scholzi ka deklaruar se lidhjet e Schroederit me kompanitë ruse nuk janë çështje private për shkak se është ish-kancelar. Schroeder, që drejtoi Gjermaninë mes viteve 1998-2005, për një kohë të gjatë është kritikuar për lidhjet e tij me Rusinë.
-
Ish-kancelari gjerman po hetohet për përfshirjen në pushtimin rus të Ukrainës
-
Partia gjermane në pushtet nis procedurën për përjashtimin e mikut të Putinit, Schroeder
-
Ish-kancelari gjerman refuzon të ndërpresë lidhjet me Putinin
-
Qeveria gjermane synon t'ia marrë zyrën Gerhard Schröderit, argat i Vlladimir Putinit
- Miq për kokë - Putini dhe Schröderi