Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Scholzi e nxit kryeministrin kinez për ta kundërshtuar luftën e Rusisë në Ukrainë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka bërë presion Kinës për ta kundërshtuar më fort Rusinë rreth luftës së saj në Ukrainë, përderisa dy liderët e bënë zotimin për të punuar së bashku në luftimin e ndryshimeve e klimës.

Teksa e ka pritur për takim në Berlin, kancelari gjerman ia theksoi kryeministrit kinez, Li Qiang, edhe nevojën për rritjen e transparencës midis dy vendeve, teksa e ka theksuar qëndrimin e Gjermanisë kundër shkëputjes ekonomike nga Kina.

Scholzi dhe rreth gjysma e kabinetit të tij e pritën delegacionin kinez për vizitë, në kuadër të së cilës dy palët zhvilluan konsultime të nivelit të lartë qeveritar për herë të shtatë.

Takimi u zhvillua një ditë pasi presidenti kinez, Xi Jinping, u takua me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në atë që e përbën një përpjekje të Pekinit zyrtar për t’i përmirësuar marrëdhëniet e ftohura mes dy vendeve.

Me gjithë mbajtjen e lidhje të mira me Kinën që e ka partner më të madh tregtar, Gjermania përherë e kritikuar Pekinin për mbështetjen ofruar luftës së Rusisë në Ukrainë.

Gjatë takimit të së martës, Scholzi e nxiti delegacionin kinez për angazhim me qëllim që ta bindë Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Artikuj të ngjashëm