Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SAS anulon 709 fluturime

Foto: Reuters

Kompania ajrore skandinave SAS anuloi 709 fluturime, të cilat prekën 54 000 pasagjerë, ndërkohë që bisedimet mes pilotëve dhe punëdhënësve në Norvegji vazhduan intensivisht.

Ndërmjetësi kombëtar i Norvegjisë u takua me sindikatat e pilotëve të kompanisë SAS, që përfaqësojnë rreth 1 500 pilotë në Danimarkë, Norvegji dhe Suedi dhe organizatat e punëdhënësve, transmeton ATSH.

“Situata është ende e paqartë dhe ekziston një hendek i madh midis palëve”, u tha gazetarëve Mats Wilhelm Ruland, ndërmjetësuesi kombëtar i Norvegjisë. “Nuk kemi hequr dorë, por greva është shumë sfiduese”.

Nga greva që ka përfshirë vendin janë anuluar 4.000 fluturime dhe janë prekur 380.000 pasagjerë.