Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Anulohen 70 për qind e fluturimeve nga vendet skandinave

Pilotët e Scandinavian Airlines në Norvegji, Suedi dhe Danimarkë, kanë hyrë në grevë të premten, duke anuluar 70 për qind të fluturimeve nëpër aeroporte.

Kjo grevë mund të ndikojë te 170 mijë pasagjerë vetëm gjatë fundjavës dhe do të vazhdojë derisa nuk arrijnë marrëveshje për ngritje pagash, transmeton KTV.

SAS shpresonte të vazhdonte bisedimet dhe të arrihej një marrëveshje, por shtoi se do të ketë pasoja të grevës nëpër gjithë Evropën. Sindikatat e punëtorëve u kanë bërë thirrje 1 mijë e 500 pilotëve që të vazhdojnë me grevën nëse nuk arrihet marrëveshja për paga dhe kërkesat tjera.

Kjo grevë nuk ka ndikim te partnerët fluturues të SAS, të cilët kanë 30 përqind të fluturimeve nga Skandinavia.