Marina franceze ka kapur një anije mallrash në kanalin anglez, me destinacion qytetin rus të Shën Petersburgut.
Zyrtarët francezë i thanë BBC-së se anija u kap në përputhje me sanksionet e reja të Bashkimit Evropian duke shtuar se ajo ishte ridrejtuar në portin verior të Boulogne-Sur-Mer.
“Një anije mallrash ruse 127 metra e gjatë e quajtur ‘Balttic Leader’ që transportonte makina është kapur gjatë natës nga marina franceze në Kanal dhe është shoqëruar në Portin e Boulogne-Sur-Mer në Francën Veriore”, ka thënë një zyrtar francez.
"Ajo është dërguar në portin francez pas një kërkese të qeverisë franceze, sepse dyshohet se i përket një kompanie të shënjestruar nga sanksionet e BE-së kundër Moskës. Forcat kufitare franceze aktualisht po hetojnë anijen e mallrave. Ekuipazhi në bordin e "Liderit Baltik" ka bashkëpunuar me autoritetet franceze”, ka shtuar zyrtari.
Ambasada ruse në Francë po kërkon shpjegime nga autoritetet franceze lidhur me konfiskimin, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve RIA.
-
Kremlini dënon ndalimin nga Franca të një anijeje ruse me naftë
-
Franca ndalon një anije ruse të naftës e cila ishte nën sanksione ndërkombëtare
-
Ndalohet anija ruse me grurë ukrainas në Turqi
-
Hyn një anije në portin e Mariupolit, ngarkon metale për t’i dërguar në Rusi
-
Një anije ruse gjuan me armë zjarri pranë një jahti britanik në Kanalin Anglez