Bernie Sanders ka përforcuar statusin e tij si kandidati kryesor për ta marrë nominimin e partisë demokrate, duke fituar në zgjedhjet e Nevadas.
Sandersi fitoi bindshëm derisa Joe Bideni pati ngritje të lehtë në Nevada, për dallim nga dy shtetet e para, Iowan dhe New Hampshire.
Gara në Nevada përcakton drejtimin që do të marrë gara demokrate. Katër vjet më parë, zgjedhjet në Nevada ishin vendimtare kur Hillary Clinton filloi ta rriste epërsinë ndaj Bernie Sandersit, transmeton KTV.
Kësaj radhe, tregon se Sanders me shumë gjasë do të jetë kandidati demokrat që do t’i dalë përballë presidentit Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.
Artikuj të ngjashëm