Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sanchezi mezi krijon koalicionin në Spanjë

Pas më shumë se një viti kryeministër në detyrë, lideri socialist në Spanjë, Pedro Sanchez, ka siguruar votat në parlament për të formuar koalicionin qeverisës dhe për t’u bërë zyrtarisht kryeministër i vendit.

Sanchezi fitoi me shumicë të thjeshtë të votave pasi bindi 13 deputetët e Katalonjës që ta votojnë qeverinë e tij, transmeton KTV. Ai dhe partneri i tij qeverisës, Pablo Iglesias i partisë majtiste “Unidas Podemos”, pritet të shtyjnë përpara rritjen e taksave ndaj pasanikëve dhe kompanive të fuqishme.

Përveç këtyre taksave, qeveria e re është zotuar se do të kthejë prapa reformën e punës që ishte miratuar nga qeveria e mëparshme konservatore. Por pa një shumicë solide në parlament, ky koalicion do ta ketë të vështirë kalimin e ligjeve dhe do t’i duhet të bisedojë me partitë tjera në secilin rast të kontestueshëm.

Partia socialiste, doli fituese në dy palë zgjedhjet e organizuara vetëm gjatë vitit 2019.

Artikuj të ngjashëm