Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka vendosur të mbajë postin për ta shtyrë “edhe me më shumë forcë”, pesë ditë pas kërkoi të mendohej.
AP-ja ka raportuar se Sanchez pati kërkuar pak kohë që të mendonte për të ardhmen pas akuzave pwr korrupsion ndaj bashkëshortes sw tij, e përmes një postimi në rrjetin sociale “X”, Sánchez i kishte quajtur të rreme akuzat ndaj bashkëshortes Begoña Gómez.
Sánchez, 52 vjeç, është kryeministër i Spanjës që nga viti 2018. Ai formoi qeverinë e re të koalicionit të krahut të majtë në muajin nëntor për një mandat tjetër katërvjeçar.
Ai është një nga udhëheqësit socialistë më jetëgjatë në Evropë.
Artikuj të ngjashëm
-
Sánchez paralajmëron dorëheqjen pas akuzave për korrupsion ndaj gruas së tij
-
Kryeministri spanjoll këmbëngul se nuk dorëhiqet pavarësisht korrupsionit në partinë e tij
-
Skandali i ri godet partinë në pushtet në Spanjë
-
Sanchezi ftohet për të dëshmuar në gjyqin ndaj gruas së tij
-
Sanchezi merr mbështetjen e gazetarëve pas akuzave ndaj gruas së tij