Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia zhvillon laserë të fuqishëm për rrëzimin e satelitëve

Rusia pohon të ketë zhvilluar laserë të fuqishëm, të cilët janë në gjendje që të rrëzojnë satelitët e armikut në orbitë.

Sistemi përfshin përfshirjen e laserit në aeroplan, i cili me ndihmën e radarit ndihmon pajisjen të gjejë caqet, transmeton KosovaPress.

Sipas burimeve anonime të cilat citohen nga agjencia e lajmeve ruse Interfax, prodhuesi i armëve Almaz-Antey ka përfunduar punën në kompleksin antisatelit.

Ndërkaq, Samuel Bendett, analist për kërkime në qendrën për analiza detare, tha për DefenseOne, se Rusia i konsideron satelitët amerikanë një kërcënim të madh kur është në pyetje konfrontimi potencial.

Artikuj të ngjashëm