Botë

Putini sërish ua tregon “muskujt” SHBA dhe Britanisë

Rusia ka testuar një tjetër raketë të quajtur ‘sateliti vrasës’ dhe kjo vjen si një lëvizje frikësuese mes përplasjeve që ka së fundmi me Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në.

Sipas mediave britabnike, Rusia ka testuar raketën tjetër për të treguar forcën e madhe të muskujve mes tensioneve në kulm që kanë arritur me Perëndimin.

Ministria e mbrojtjes e Vladimir Putinit publikoi pamjet që tregonin “sateliti vrasës” – një armë projektuar për të zhdukur spiunët e “armikut” në orbitë, shkruan “Daily Star”.

Testi i ri vjen mes tensioneve të larta midis Perëndimit dhe Rusisë mbi helmimin e agjentit të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia, ku Rusia mohon çdo përfshirje – ndërsa bota thuhet se rrezikon të zhytet drejt një Lufte të Re të Ftohtë.

Burimet e ministrisë ruse të mbrojtjes nuk pranuan të japin detaje të mëtejshme të sistemit sekret.

Gjenerali Major Andrey Prikhodko tha: “Një raketë e re anti-balistike e përmirësuar ka kryer me sukses detyrën e saj dhe ka goditur një objektiv konvencional në kohën e caktuar”.

Raketat raportohen nga mediat ruse se janë pjesë e sistemit të dizajnuar për të mbrojtur Kremlinin kundër sulmeve bërthamore. Ai përbëhet nga dhjetra raketa interceptuese dhe nga radarët e sofistikuar të paralajmërimit të hershëm kur ka rrezik që Rusia të sulmohet.