Zgjerimi i NATO-s mund të rrisë tensionet në Evropë, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive ruse (CSTO), Stanislav Zas.
Duke folur pas samitit të liderëve të CSTO-së në Moskë, Zas ka thënë se aleanca tani po përballet me sfidat e militarizimit të Evropës Lindore, shkruan Sky News të hënën.
Komentet e tij kanë ardhur pasi Suedia dhe Finlanda konfirmuan se do të aplikojnë për anëtarësim në NATO.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se procesi i anëtarësimit për të dyja vendet, Finlandën dhe Suedinë do të bëhet shumë shpejtë, derisa Turqia ka shprehur dyshime për këtë lëvizje.
Artikuj të ngjashëm
-
Stoltenberg: Do t’u adresohemi shqetësimeve të Turqisë për zgjerimin e NATO-s
-
Kremlini: Zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s s’do të sjellë stabilitet në Evropë
-
Stoltenberg: NATO-s do t’i duhet t’i shtojë forcat në lindje të Evropës
-
Stoltenberg i kërkon Turqisë ta heqë bllokimin ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO
-
NATO e quan të rrezikshëm mobilizimin e ri rus