Teksa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe liderët e tjerë evropianë po zhvillonin bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump, në Washington të hënën, sulmet ruse ndaj Ukrainës nuk kanë ndaluar.
Bazuar në raportime, ushtria ruse ka sulmuar rajonin Poltava të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për shumë banesa dhe duke dëmtuar disa ndërtesa administrative, ka bërë të ditur guvernatori i rajonit.
Nuk është raportuar ende për viktima, mirëpo afërsisht 1,500 banesa dhe 119 biznese mbetën pa energji elektrike në distriktin Lubny, ka raportuar BBC.
Ndërkohë në Rusi, mbetjet e dronëve ukrainas të rrëzuar shkaktuan zjarre në një rafineri nafte dhe në çatinë e një spitali në rajonin Volgograd, sipas administratës së këtij rajoni në jugperëndim të Rusisë.
Autoriteti i aviacionit civil të Rusisë ka njoftuar në rrjetin social Telegram se fluturimet nga dhe drejt Volgogradit u pezulluan për rreth tre orë gjatë natës.
Përparohet drejt takimit Zelensky-Putin, Evropa mirëpret garancinë e Trumpit
-
Rusia godet sërish infrastrukturën energjetike të Ukrainës, Zelensky: Aleatët s’na paralajmëruan
-
Zelensky: Sulmet ruse lënë 600 mijë persona pa energji elektrike në Ukrainë
-
Rusia godet gjashtë objekte energjetike në Ukrainë, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim
-
Rusia godet me raketa dhe dronë rajone ukrainase, të paktën pesë të vdekur
-
Trumpi i kërkon Zelenskyt t’i ndalojë sulmet ndaj furnizimeve me naftë në Rusi