Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia u kërkon vendeve evropiane prova për akuzat se ka vrarë Navalnyn

Alexei Navalny

Rusia po kërkon që vendet evropiane, të cilat akuzuan Moskën për helmimin e kritikuesit të Kremlinit, Alexei Navalny, me një toksinë nga bretkosa helmuese, të ofrojnë dëshmi konkrete për të mbështetur pretendimin e tyre, ka thënë të mërkurën zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova.

Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Suedia dhe Holanda kanë thënë të shtunën se analizat e mostrave nga trupi i Navalnyt konfirmuan praninë e epibatidinës, një toksinë që gjendet te bretkosat helmuese në Amerikën e Jugut dhe nuk gjendet natyralisht në Rusi. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këto shtete pretenduan se Moska kishte “mjetet, motivin dhe mundësinë” për ta helmuar Navalnyn.

“Të gjitha akuzat kundër Rusisë ishin të llojit ‘është shumë e mundshme’. Nuk kishte detaje specifike.

Ishte thjesht një shpallje për t’u bërë akti hapës i konferencës së sigurisë në Munih dhe për të zbehur dosjet e Epsteinit”, ka thënë Zakharova gjatë një konferencë për shtyp të mërkurën.

“Ne kërkojmë që të dorëzojnë të dhëna konkrete mbi këtë çështje”, ka shtuar ajo.

Kremlini ka hedhur poshtë kategorikisht akuzat evropiane, ndërsa Yulia Navalnaya, e veja e politikanit të ndjerë, ka thënë se e vërteta për vdekjen e bashkëshortit të saj është zbuluar përfundimisht.