---
description: Rusia po kërkon që vendet evropiane, të cilat akuzuan Moskën për helmimin e kritikuesit të Kremlinit, Alexei Navalny, me një toksinë nga bretkosa helmuese, të o
title: Rusia u kërkon vendeve evropiane prova për akuzat se ka vrarë Navalnyn
image: https://resources.koha.net/images/2024/February/29/_132731293_navalny1709203971.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Rusia u kërkon vendeve evropiane prova për akuzat se ka vrarë Navalnyn

![Alexei Navalny](https://resources.koha.net/images/2024/February/29/_132731293_navalny1709203971.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 18 shkurt 2026 13:49
- Shpërndaje në:

- 18 shkurt 2026 13:49
- Shpërndaje në:

Rusia po kërkon që vendet evropiane, të cilat akuzuan Moskën për helmimin e kritikuesit të Kremlinit, Alexei Navalny, me një toksinë nga bretkosa helmuese, të ofrojnë dëshmi konkrete për të mbështetur pretendimin e tyre, ka thënë të mërkurën zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova.

Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Suedia dhe Holanda kanë thënë të shtunën se analizat e mostrave nga trupi i Navalnyt konfirmuan praninë e epibatidinës, një toksinë që gjendet te bretkosat helmuese në Amerikën e Jugut dhe nuk gjendet natyralisht në Rusi. 

Këto shtete pretenduan se Moska kishte “mjetet, motivin dhe mundësinë” për ta helmuar Navalnyn.

“Të gjitha akuzat kundër Rusisë ishin të llojit ‘është shumë e mundshme’. Nuk kishte detaje specifike.

Ishte thjesht një shpallje për t’u bërë akti hapës i konferencës së sigurisë në Munih dhe për të zbehur dosjet e Epsteinit”, ka thënë Zakharova gjatë një konferencë për shtyp të mërkurën.

[Edhe ![Kremlini mohon akuzat se ka helmuar Navalnyn me toksinë bretkose](https://resources.koha.net/images/2021/June/09/navalny1623269991.jpeg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 16 shk 2026 Kremlini mohon akuzat se ka helmuar Navalnyn me toksinë bretkose](https://www.koha.net/bote/kremlini-mohon-akuzat-se-ka-helmuar-navalnyn-me-toksine-brektose)

“Ne kërkojmë që të dorëzojnë të dhëna konkrete mbi këtë çështje”, ka shtuar ajo.

Kremlini ka hedhur poshtë kategorikisht akuzat evropiane, ndërsa Yulia Navalnaya, e veja e politikanit të ndjerë, ka thënë se e vërteta për vdekjen e bashkëshortit të saj është zbuluar përfundimisht.

[#Alexei Navalny](https://www.koha.net/tag/alexei-navalny) [#rusia](https://www.koha.net/tag/rusia) [#evropa](https://www.koha.net/tag/evropa) [#vrasja](https://www.koha.net/tag/vrasja)

Artikuj të ngjashëm

- [![Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëtarët](https://resources.koha.net/images/2024/October/13/9e58db2b-b72b-49bd-b698-adda6eba22e8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 14 shk 2026 Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëtarët](https://www.koha.net/bote/rusia-e-vrau-navalnyn-me-toksine-bretkose-thone-nderkombetaret)
- [![Testet e reja tregojnë që Navalny është helmuar, thotë e veja e tij](https://resources.koha.net/images/2022/February/24/NAVALNY1645739407.jpeg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 17 sht 2025 Testet e reja tregojnë që Navalny është helmuar, thotë e veja e tij](https://www.koha.net/bote/testet-e-reja-tregojne-qe-navalny-eshte-helmuar-thote-e-veja-e-tij)
- [![SHBA-ja nuk e vë në dyshim raportin evropian për Navalnyn, thotë Rubio](https://resources.koha.net/images/2026/February/15/ee455f21-5f43-4340-8794-375132168dd6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 15 shk 2026 SHBA-ja nuk e vë në dyshim raportin evropian për Navalnyn, thotë Rubio](https://www.koha.net/bote/shba-ja-nuk-e-ve-ne-dyshimin-raportin-evropian-per-navalnyn-thote-rubio)
- [![SHBA-ja kërkon nga Rusia më shumë informacione për vdekjen e punonjëses së laboratorit të murtajës](https://resources.koha.net/images/2026/October/06/625c780c-6999-49a3-a3f9-fc029ae67a63.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 6 tet 2026 SHBA-ja kërkon nga Rusia më shumë informacione për vdekjen e punonjëses së laboratorit të murtajës](https://www.koha.net/bote/rusia-thote-se-sjane-konfirmuar-raste-te-murtajes-ne-siberi)

[Shtojca për Kulturë.]() [Letërkëmbimi i çiftit të UÇK-së ku fjalët godasin si fishekë](https://www.koha.net/shtojca-kulture/leterkembimi-i-ciftit-te-uck-se-ku-fjalet-godasin-si-fisheke)

[Arbëri.]() [Punëtorët e Infrakosit paralajmërojnë protestë të hënën](https://www.koha.net/arberi/punetoret-e-infrakosit-paralajmerojne-proteste-te-henen)

[Futboll.]() [Alvarezi kërkon falje për komentet për Barcelonën](https://www.koha.net/futboll/alvarezi-kerkon-falje-per-komentet-per-barcelonen)

[Futboll.]() [Dy gola të Uzunit për fitoren e Austinit](https://www.koha.net/futboll/dy-gola-te-uzunit-per-fitoren-e-austinit)

[Arbëri.]() [Muja: Subvencionet dhe grantet për kulturat e dëmtuara nga vërshimet hapen para fundit të vitit](https://www.koha.net/arberi/muja-subvencionet-dhe-grantet-per-kulturat-e-demtuara-nga-vershimet-hapen-para-fundit-te-vitit)

[Arbëri.]() [Ministri i Jashtëm i Shqipërisë thirrje shqiptarëve në Luginë: Dilni masivisht në votime](https://www.koha.net/arberi/ministri-i-jashtem-i-shqiperise-thirrje-shqiptareve-ne-lugine-dilni-masivisht-ne-votime)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Rusia u kërkon vendeve evropiane prova për akuzat se ka vrarë Navalnyn","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/rusia-u-kerkon-vendeve-evropiane-prova-per-akuzat-se-ka-vrare-navalnyn","datePublished":"2026-02-18T13:49:02+01:00","dateModified":"2026-07-11T14:00:11+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":232,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Rusia po kërkon që vendet evropiane, të cilat akuzuan Moskën për helmimin e kritikuesit të Kremlinit, Alexei Navalny, me një toksinë nga bretkosa helmuese, të o","url":"https://www.koha.net/bote/rusia-u-kerkon-vendeve-evropiane-prova-per-akuzat-se-ka-vrare-navalnyn","keywords":"Alexei Navalny, rusia, evropa, vrasja","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/February/29/_132731293_navalny1709203971.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
