Shërbimi Federal i Sigurisë ruse (FSB) ka thënë se ka penguar një komplot nga Ukraina për të vrarë një oficer të lartë rus dhe një bloger pro-rus me një bombë të fshehur në një zmadhues zëri.
Sipas FSB-së, një rus kishte kontaktuar me një oficer të inteligjencës ukrainase përmes Telegramit. Me udhëzimet e oficerit ukrainas, rusët kishin tërhequr një bombë nga një vend i fshehtë në Moskë, ka pretenduar FSB-ja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBomba thuhet se ishte fshehur në një zmadhues portativ të zërit.
FSB-ja nuk ka zbuluar se kush ishin saktësisht caqet.
Ukraina thotë se lufta e Rusisë kundër saj përbën kërcënim ekzistencial për shtetin ukrainas dhe e ka bërë të qartë se i konsideron të ligjshme vrasjet e qëllimshme – që synojnë të dobësojnë moralin dhe të ndëshkojnë ata që Kievi i konsideron fajtorë për krime lufte.