Ukraina ka njoftuar se dy agjentë që punonin për Rusinë janë vrarë, pasi një oficer i lartë i inteligjencës ukrainase u qëllua për vdekje të enjten.
Shefi i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), Vasyl Malyuk, ka thënë në një deklaratë se dy agjentë të shërbimit sekret rus FSB ishin gjurmuar dhe neutralizuar të dielën në mëngjes, pasi i kishin rezistuar arrestimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndodh pas vrasjes së kolonel Ivan Voronych, i cili u qëllua disa herë në një parking në Kiev, në mes të ditës, nga një sulmues i panjohur që më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Të dielën, policia kombëtare e Ukrainës ka thënë se dy agjentët e vrarë ishin “qytetarë të një vendi të huaj”, pa dhënë më shumë detaje.