Rusia ka vendosur që nga 1 nëntori të suspendojë misionin e saj pranë NATO-s, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të këtij vendi, Sergey Lavrov, njofton Russia Today.
Sipas Lavrovit, kjo është kundërpërgjigje ndaj Aleancës Veriatlantike, pasi ua mori akreditimet tetë përfaqësuesve rusë pranë këtij misioni.
Lavrov tha se nga 1 nëntori, NATO mund të komunikojë me Rusinë, nëse është e domosdoshme, përmes ambasadës së Rusisë në Bruksel.
Ndërkohë, edhe NATO është deklaruar për këtë paralajmërim të Lavrovit.
“Kemi marrë informatë për komentet e Lavrovit që ka dhënë para gazetarëve, por deri më tash nuk kemi pranuar asgjë zyrtarisht”, ka thënë zëdhënësi i NATO-s.
Artikuj të ngjashëm
-
Inteligjenca lituane: Rusia po i zgjeron njësitë ushtarake në kufijtë e NATO-s
-
Samiti i NATO-s
-
Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen
-
Rusia thotë se është e hapur për dialog me Evropën, por refuzon ultimatumet
-
Rutte konfirmon se reduktimi i forcave amerikane në NATO ka hyrë në fuqi menjëherë