Rusia ka lansuar një seri të re sulmesh raketore kundër infrastrukturës bazike në Kiev dhe në qytetet e tjera ukrainase, duke lënë disa pjesë të kryeqytetit pa energji elektrike.
Qeveria e Kievit ka bërë të ditur se raketat ruse kanë qëlluar termocentrale e hidrocentrale me qëllim që të shkaktojë kaos në funksionimin e jetës së përditshme. Rusia më nuk do ta respektojë më marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB-ja për transportin e drithërave nga Ukraina, ka konfirmuar ministri rus i Mbrojtjes.
Megjithatë, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se është i vendosur që marrëveshja të respektohet. Edhe diplomacia turke është pjesë e ndërmjetësimit të ujdisë që do ta zbuste krizën e furnizimit me drithëra, sidomos në mesin e shteteve me varësi të madhe nga eksportet ukrainase.
-
Sulmi rus e zhyt Kievin në të ftohtë, kërcënon objektet e lidhura me energjinë bërthamore
-
Rusia godet Kievin me dronë dhe raketa, ndërpret furnizimin me energji elektrike dhe ujë
-
600 mijë familje në terr pas sulmit rus në Ukrainë
-
Rusia kryen sulm masiv në rrjetin e energjisë elektrike në Ukrainë
-
Rusia kryen sulme masive të martën në Ukrainë