Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia sulmon qytetin Avdiivka në Ukrainën lindore

Forcat ruse kanë nisur një sulm në shkallë të gjerë në qytetin lindor të Ukrainës Avdiivka.

Por, sipas zyrtarëve ukrainas ushtria ruse deri më tani nuk ka qenë në gjendje të bëjë përparim të rëndësishëm.

“Lufta aty ka vazhduar për katër ditë”, ka theksuar Vitalii Barabash, kreu i administratës ushtarake të qytetit Avdiivka, për televizionin kombëtar ukrainas të premten. Sipas tij atje po zhvillohen luftime të ashpra dhe në vazhdimësi.

Barabashit ka thënë se Rusia ka shfrytëzuar gjithë armatimin që ka në dispozicion në një përpjekje për të rrethuar luftëtarët ukrainas.

Barabash ka thënë se Rusia po ndërmerr qindra sulme të vazhdueshme ndaj pozicioneve ukrainase në qytet. / CNN