Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia sulmon me raketa qytetet ukrainase, të paktën 6 të vrarë e dhjetëra të plagosur

Raketat ruse kanë goditur tri qytete ukrainase të martën, përfshirë dy prej qyteteve më të mëdha, duke lënë të vdekur gjashtë persona e shkatërruar ndërtesa, raporton agjencia “AP”.

Në këtë sulm janë përfshirë afro 40 raketa kanë thënë zyrtarët. Forca ajrore e Ukrainës ka thënë se ka neutralizuar 21 prej raketave.

Në Kharkiv, në verilindje të Ukrainës, si pasojë e sulmit kanë mbetur t sulmit kanë mbetur të vdekur 5 persona dhe janë lënduar 48 tjerë, përfshirë katër të mitur. Raketat dëmtuan rreth 30 komplekse banesore e dëmtuan qindra banesa, ka thënë guvernatori rajonal Oleh Syniehubov.

Rusia ka përdorur raketa S-300, Kh-32 dhe ato hipersonike Iskander në këtë sulm, ka thënë Syniehubov.

Një sektor i tërë i një kompleksi disakatësh banesor është shkatërruar, duke zënë nën rrënoja disa njerëz, ka thënë kryebashkiaku i Kharkivit, Ihor Terekhov. Temperaturat në qytet janë minus 7 gradë Celsius.

Edhe Rusia godet Ukrainën me dronë dhe raketa, vret të paktën shtatë persona në Kharkiv Botë Rusia godet Ukrainën me dronë dhe raketa, vret të paktën shtatë persona në Kharkiv

Kharkivi, rreth 30 kilometra nga kufiri me Rusinë, është përballur me ofensiva të ashpra ruse.

Në sulmin e fundit janë lënduar të paktën 20 persona në rrethinën e Kievit, përfshirë një djal 13-vjeçar, ka thënë kryetari i Kievit, Vitali Klitschko.

Një grua 43-vjeçare ka mbetur e vdekur dhe janë dëmtuar dy shkolla e një ndërtesë tetëkatëshe në sulmin rus në Pavlohrad, një qytet industrial në Dnipro.

Në Balakliia të rajonit të Kharkivit, një burrë 88-vjeçar dhe një grua 78-vjeçare u shpëtuan nga rrënojat pasi shtëpia e tyre u shkatërrua nga një predhë ruse.

Në jug, Rusia sulmoi qytetin Beryslav me drona, duke vrarë një 69-vjeçar që ishte duke drejtuar një motoçikletë.

Janë shenja që nuk ka gjasa të mbarojë lufta së shpejti. Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, në mbledhjen e OKB-së të hënën ka thënë se forcat ukrainase “kanë qenë dështim total” në fushëbetejë dhe “nuk janë në gjendje” ta mposhtin Rusinë.

Sulmet në Kiev dhe Kharkiv erdhën dy ditë pasi që zyrtarët e vendosur nga Moska në lindje të Ukrainës kanë thënë se një predhë ukrqainase ka vrarë 27 persona në periferi të Donetskut të okupuar nga Rusia.

Zëdhëësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e quajti “akt monstruoz terrorist”.

Edhe Të paktën 3 të vrarë e dhjetëra të lënduar nga sulmet ruse në Kharkiv të Ukrainës Botë Të paktën 3 të vrarë e dhjetëra të lënduar nga sulmet ruse në Kharkiv të Ukrainës

Ushtria e Ukrainës ka mohuar se qëndronte prapa sulmit.

Peskov ka thënë se sulmet e të martës nuk duhet të shihen si reagim i Moskës ndaj sulmit në Donetsk.