Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia shqyrton mundësinë e bllokimit të Facebookut

Rusia thotë se mund ta bllokojë Facebookun, nëse kjo kompani e medias sociale nuk i ruan të dhënat e përdoruesve rusë në serverë të vendosura në territorin rus.

Ky paralajmërim nga kreu i rregullatorit të mediave shtetërore të vendit, Roskomnadzor, vjen vetëm disa ditë pasi Rusia bllokoi aplikacionin e mesazheve të koduara Telegram.

Paralajmërimin për Facebookun e bëri javën e kaluar Alexander Zharov, kreu i rregullatorit të mediave shtetërore Roskom-nadzor. Arsyeja? Ka dështuar të respektojë legjislacionin e ruajtjes së të dhënave.

Zharov i tha gazetës Izvestia se agjencia e tij do të zhvillojë hetime për Facebook-un deri nga fundi i vitit dhe nëse kjo platformë e mediave sociale nuk i ka vendosur të dhënat e përdoruesve rusë në territorin rus, agjencia e tij do të shqyrtojë bllokimin e saj.

Disa ditë para këtij paralajmërimi, një gjykatë e Moskës miratoi një kërkesë të Roskom-nadzorit për të bllokuar Telegramin – një aplikacion për mesazhe të koduara. Për shkak të mbrojtes së fuqishme të privatësisë, Telegram është përdorur nga grupet ekstremiste – arsyeja e cituar nga autoritetet ruse për të kërkuar që krijuesi i aplikacionit, Pavel Durov, t’ia dorëzojë fjalëkalimet zyrtarëve rusë të sigurisë.

Edhe Rusia synon të bllokojë aplikacionin e mesazheve Telegram Tech Rusia synon të bllokojë aplikacionin e mesazheve Telegram

Por Durov e ka refuzuar këtë, duke thënë se aplikacioni Telegram do ta ruajë lirinë dhe privatësinë e klientëve:

“Kërcënimet për të bllokuar Telegramin, nëse nuk jep të dhënat private të përdoruesve, nuk do të japin fruta. Telegram ka për të vazhduar të mbrojë lirinë dhe privatësinë,”- tha Durov.

Roskom-nadzor i është përgjigjur Pavel Durovit, duke bllokuar adresat me të dhëna, në pronësinë e kompanive Google dhe Amazon, pasi ato mësuan se Telegram ka përdorur shërbimet e tyre të ruajtjes së të dhënave, për të mos lejuar ndalimin e tyre. Disa thonë se një veprim i tillë nuk është produktiv.

“Rusët janë duke dëmtuar veten me këtë veprim, pasi ata kanë zbuluar një produkt të avancuar nga ana teknologjike, por janë duke bllokuar përdorimin e këtij produkti në mbarë botën. Kjo tregon se Putin ka një kapacitet të madh brenda vendit për rinovimin dhe zhvillimin e produkteve interesante, por në fakt ai është duke e vrarë nismën e lirë, për arsye politike,”- thotë analisti Robert Orttung.

Avokatët e Telegram kanë në plan ta apelojnë vendimin e gjykatës në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Ata thonë se nuk mund të veprojnë në përshtatje me kërkesën e rregullatorit të mediave, sepse fjalëkalimet ruhen në telefonat e përdoruesve dhe se kompania nuk ka akses te ato:

“Fjalëkalimet sekrete ruhen tek pajisjet e përdoruesve – administratori nuk ka qasje tek to. Përveç kësaj, ato rinovohen vazhdimisht. Nuk ka ndonjë kyç kryesor që të mund të deshifrojë bisedat”.

Edhe Rusia akuzon themeluesin e Telegramit për mbështetje të terrorizmit, lëshon urdhërarrest Botë Rusia akuzon themeluesin e Telegramit për mbështetje të terrorizmit, lëshon urdhërarrest

“Ky është një mjet që ka Rusia dhe që me sa duket mund ta përdorë për arritjen e synimeve të veta. Por është e qartë, se kapacitetet e këtyre shërbimeve janë shumë më të mëdha se kapaciteti i qeverisë ruse për bllokimin e tyre.”

Themeluesi i Telegram-it, Pavel Durov, ka bërë thirrje për “rezistencë dixhitale”, duke thënë se është i përgatitur t’i paguajë administratorët e rrjetit me mjetin e shkëmbimit bitcoin, për të kapërcyer ndalimin nga qeveria./VoA