Ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexandar Botsan Kharchenko, pret që marrëdhënia mes vendit të tij dhe Serbisë, të mbetët ashtu siç është, sipas tij e fortë, miqësore dhe strategjike.
Kharchenko në një intërvistë për Radio Televizionin e Vojvodinës, nuk ka dashur të thotë se cili do të ishte reagimi i Rusisë nëse Serbia i vë sanksione për shkak të luftës në Ukrainë, por ka shtuar se kjo nuk do të mirëpritej.
Vënia e sanksioneve, sidomos e këtji dimensioni, nuk do të ishte një akt miqësor”, ka thënë Kharchenko, përcjell N1 të enjten mbrëma.
Mbi Serbinë dita-ditës po rritet presioni për t’u rreshtuar me Perëndimin kundër luftës së nisur nga Rusia dhe t’i vë këtij shteti sanksione. Deri më tash, Serbia ka refuzuar t’i vë sanksione, duke u bërë ndër shtetet e vetme në Evropë që nuk e ka dënuar Rusinë për agresionin në Ukrainë, të nisur më 24 shkurt.
Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se presioni mbi vendin e tij është i madh për t’i vënë sanksione Rusisë.
-
Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiqin me një politikan të dobët
- Sikur Serbia të ishte ashtu siç e sheh Brukseli, do të ishte më mirë për të gjithë
-
Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen
-
Rusia thotë se është e hapur për dialog me Evropën, por refuzon ultimatumet
-
Sorensen për vizitën në Kosovës e Serbi: Pashë përkushtim për normalizim e marrëdhënie të mira fqinjësore