Ushtria japoneze tha se aeroplanët e saj luftarakë u detyruan të ngritën në ajër pasi dy aeroplanë ushtarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të saj.
Ministria e Mbrojtjes tha në një deklaratë më 20 qershor se dy sulmues rusë TU-95 iu afruan ishujve japonezë.
Ministria tha se një nga bombarduesit shkeli hapësirën ajrore japoneze dy herë mbi Ishujt Daito pranë Okinawa dhe pranë ishullit Hachijo, në jug të kryeqytetit, Tokio, transmeton rel.
Dy aeroplanë pastaj fluturuan përgjatë Japonisë verilindore dhe ishullit të Hokkaido para se të ktheheshin në Rusi, tha ministria.
Ushtria ruse nuk i ka komentuar menjëherë këto deklarata.
Një raport i kohëve të fundit i ministrisë japoneze tha se gjatë periudhës një vjeçare kanë ndodhur më shumë se 340 incidente të tillë ku janë përfshirë aeroplanë rusë dhe 638 incidente me aeroplanë kinezë.
-
Japonia ngre avionët luftarakë pasi ata rus fluturuan afër hapësirës ajrore të saj
-
Estonia thotë se një avion rus shkeli hapësirën e saj ajrore
-
Estonia thotë se aeroplanët luftarakë rusë shkelën hapësirën e saj ajrore
-
Një avion rus ka shkelur hapësirën ajrore të Suedisë, thotë ushtria
-
Finlanda dyshon se katër avionë luftarakë rusë e shkelën hapësirën e saj ajrore