Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka deklaruar se deri në 80 luftëtarë polakë janë vrarë në sulmet në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk.
E cituar nga agjencia ruse e lajmeve RIA, ministria e Mbrojtjes tha se 20 automjete të blinduara luftarake dhe tetë raketahedhës u shkatërruan gjithashtu, raportoi Sky News të shtunën.
Sulmet kishin në shënjestër fabrikën e zinkut “Megatex” në qytetin industrial të Konstantinovka.
Rusia i përshkroi luftëtarët polakë si "mercenarë" - një akuzë që ajo e ka ngritur shpesh ndaj luftëtarëve të huaj në anën e Ukrainës.
Artikuj të ngjashëm