Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia pretendon se avionët luftarakë britanikë i janë afruar kufirit të saj

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë po pretendon dy avionë britanikë kanë fluturuar pranë kufirit të saj mbi Detin e Zi.

Për këtë arsye, siç thuhet në deklaratën e Ministrisë, Rusia si kundërpërgjigje ka ngritur dy avionë të saj.

Sipas njoftimit kur avionët luftarakë rusë u afruan, avionët e huaj luftarakë u kthyen dhe u distancuan nga kufiri me Rusinë.

Sipas Ministrisë avionët britanikë ishin të tipit Tajfun dhe shoqëroheshin nga një avion zbulues RC-135. / Mirror