Dy aeroplanë luftarakë britanikë RAF kanë monitoruar dy bombardues rusë në veri të Skocisë.
Aeroplanët Typhoon u lansuan nga Moray të hënën në mëngjes, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAeroplanët luftarakë rusë Tu-142 Bear-F dhe Tu-142 Bear-J u monitoruan në hapësirën ndërkombëtare, ndërsa po kalonin në veri të Britanisë së Madhe.
Incidentet e tilla nuk janë të pazakonta ku aeroplanët luftarakë britanikë monitorojnë ata luftarakë rusë që kalojnë në afërsi të hapësirës ajrore britanike.
Ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë, James Heappey, ka treguar për ngjarjen.
“Pilotët lansuan aeroplanët Typhoon për të monitoruar dy bombardues rusë këtë mëngjes. U monitoruan derisa kaluan në veri të Ishujve Shetland, duke qenë në gatishmëri për t’iu kundërpërgjigjur çdo rreziku potencial ndaj territorit të Britanisë së Madhe”, ka thënë Heappey.
Aeroplanët Typhoon jamnë kthyer më pas në bazë.